Për ditët me diell nuk do të duhet të prisni shumë! Shiu i dendur i cili “pushtoi” të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t’ia lënë vendin kthjellimeve. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 14°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë. Sai përket kontinentit, Europa Jugore paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët mbetet mbizotërues. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit VIJON me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.