Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, priti në takim ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou, e cila shoqërohej nga Valia Pentarvani, këshilltare e parë në Ambasadë.
Hysi i uroi mirëseardhjen Ambasadores dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes parlamentarëve të dy vendeve, si dhe theksoi nevojën e forcimit më tej të këtij bashkëpunimi. Bashkëpunimi parlamentar u vlerësua me rëndësi për forcimin e marrëdhënieve dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Në fund të takimit palët shprehën gatishmërinë e tyre në angazhimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimit të përvojave mes parlamentarëve të dy vendeve.