“Prodhimi që garanton Kina, në 6 muajt e ardhshëm do të marrë rrugën për në Europë. Çështja është; Si mund të shmangim që të “përfundojnë” në: Portugali, Spanjë, Turqi apo Shqipëri?”, kjo është pyetja me të cilën, numri dy i Konfindustrias së qendrës së Adriatikut, Giampietro Melchiorri në Itali i drejtohet qeverisë italiane.
Madje, ai kërkon nga qeveria italiane një ulje të ndjeshme të taksave, sidomos për sektorin tekstil, në mënyrë që Italia të mund të konkurrojë Shqipërinë dhe vendet e tjera të cilat janë më të konkurrueshme në këtë drejtim, jo vetëm për shkak të taksave të më të ulta, por veçanërisht si pasojë e krahut më të lirë të punës. Argumenti i Melchiorrit bazohet në deduktimin se shpërthimi i koronavirusit në Kinë do të shkaktojë mbylljen e shumë linjave të huaja të prodhimit.

Këta të fundit pas pak kohësh do të detyrohen të shpërngulen gjetkë, dhe Europa duket të jetë zgjidhja më e mirë. Në një situatë të tillë, pashmangshmërisht, Shqipëria është një prej fytyrave kryesore të kartolinës europiane, e pse jo, të përfitojë në një kohë që ekonomia në vende të ndryshme të botës vuan pasojat e virusit. Giampietro Melchiorri i bën apel qeverisë së tij se duhet të jenë gati për ta kthyer të paparashikueshmen, në mundësi.