Në vijim të skenarit thuajse qesharak të Ilir Metës për gru shtin e shtetit dhe një tub imi të thirruar nga ai në emër të kushtetutës, Presidenti publikoi sot një video në facebook me mesazhet e disa shqiptarëve të ShBA që kanë pranuar ftesën e tij për tu bimin e 2 Marsit. Presidenti i quan ata Shqiponja që do i bashkohen Pranverës Kuqezi, por në fakt rezulton që këta persona të jenë militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ithtarë të gruas së Presidentit, Zonjës Kryemadhi. I pari që flet është Erind Çela që para se të largohej për në New York, është punësuar në kohën e LSI në qeverisje, pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Në një foto publike, ai shfaqet edhe në përqafim të ngrohtë me Monika Kryemadhin, ndërsa në foto të tjera, në zyrat qëndrore të LSI. Më tej shfaqet Eglantina Mirashi, ish-drejtoreshë e LSI-së në Lezhë, mikja besnike e çiftit Meta-Kryemadhi, siç e provojnë edhe fotot e mëposhtme. Emra të tillë provojnë se tub imi që Meta e quan mbarë popullor, pritet të jetë një tjetër organizim partiak mili tantësh besnikë të çiftit Kryemadhi- Meta, e se ky i fundit po bën bet ejën politike të opozitës, duke përdorur në mënyrë anti kushtetuese karrigen e Presidentit.