Në intervistën e tij per “Real Story”, kryebashkiaku Veliaj u pyet edhe për takimin e munguar me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Ai ka sqaruar se takimi nuk mundi të realizohej për shkak të axhendës së ngjeshur të kryeministrit dhe axhendës së vetë kryebashkiakut, i cili atë ditë kistte shumë aktivitete të parashikuara për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet. Por, Veliaj siguroi se takimi do të zhvillohet në një moment tjetër.
“Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje axhendash. Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha Veliaj.