Telenovela turke “Lule të vetmuara” që tregon dramën e disa vajzave të reja ka patur shikueshmëri të lartë në disa vende të botës dhe prej një muaji kjo telenovelë po transmetohet edhe në TV Klan. Një nga protagonistet e këtij filmi është aktorja Biran Damla Yilmaz e cila luan rolin e Ejlylit.

Në jetën reale, aktorja nuk është aspak si Ejlyli që shihni në serial. Përpos aktrimit, 22-vjeçares i pëlqen edhe modelimi dhe poston shpesh poza shumë tërheqëse apo sensuale. Fotot e saj me bikini komentohen shpesh në mediat turke dhe disa prej fotove më tërheqëse të aktores jua sjellim më poshtë.