Krydemokrati Lulzim Basha ka ndryshuar strategjinë e komunikimit me qytetarët.Së fundmi ai ka provuar edhe opsionin “Insta Story” për të komunikuar me të rinjtë nën thirrjen “Po të dëgjoj”.Ndërkohë një vit më parë, këtë strategji ka përdorur edhe kryeministri i vendit Edi Rama.Basha thotë se përmes kësaj po provokon të rinjtë.
“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka gjetur një komunikim tjetër të drejtpërdrejtë me të rinjtë.Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD, zoti Basha po përdor komunikimin në instagram për të dëgjuar të rinjtë. Me moton #PotëDëgjoj, Basha ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë dhe për të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë”, shkruan PD teksa shpërndan postimin e Bashës. (TemA)