Papa Françesku ka anuluar angazhimet zyrtare për ditën e tretë me radhë, ndërsa po lu fton me atë që duket se është një ftohje. Gjatë shërbimit të tij prej shtatë vitesh, 83-vjeçari nuk ka anuluar asnjëherë kaq shumë vizita zyrtare, ndërsa raportohet se është duke punuar nga rezidenca tij në Vatikan, ndërsa po takon personalisht vetëm disa njerëz. Si pjesë e këtyre vizitave, Papa takoi sot kryetarin e zyrës së peshkopëve, ambasadorin e Vatikanit në Libi dhe Francë, si dhe peshkopin e Ukrainës. Deri më tani, janë anuluar dy audienca zyrtare – në mesin e të cilave një në Pallatin Apostolik, ku pas fjalimit që do mbante, Françesku do të takohej me një numër të madh njerëzish. Gjatë ditës së nesërme, është planifikuar që Papa dhe burokratë të Selisë së Shenjtë të largoheshin nga Vatikani, për një javë qëndrimi në një pjesë rurale të Romës, që është një vizitë vjetore si pushim në fillim të kreshmës.
Të mërkurën ishte hera e fundit që Papa Françesku u pa në publik, ndërsa shfaqte simp toma gripi, teksa kollitej dhe fshinte hundën. Një ditë më vonë, anuloi një shërbesë që do e zhvillonte me disa priftërinj në Romë, derisa dje nuk pranoi të zhvillonte një takim me zyrtarë të Vatikanit lidhur me inteligjencën artificiale. Zyrtarët e lartë të Vatikanit, kanë theksuar se Françesku është lodhur duke zhvilluar mesha çdo mëngjes dhe në fund ka përshëndetur shumë të madh të pranishmëve, andaj është vendosur që ai ta vazhdojë punën nga shtëpia. Ky lajm vjen në kohën, kur Italia është duke u përballur me shumë vësh tirësi me coronavirusin, që deri më tani i ka infek tuar 800 njerëz në këtë shtet, duke u bërë më i god ituri nga coronavirusi në Evropë.