Muajin e kaluar, 109 njerëz u mblodhën në një hotel në Singapor për një konferencë të shitjeve ndërkombëtare, që u mbajt nga një kompani me qendër në SHBA. Kur të pranishmit u kthyen në shtëpi, disa pa dëshirën e tyre morën koronavirusin me vete.
Autoritetet shëndetësore pas 10 ditësh e kuptuan se një 41 vjeçar nga Malajzia ishte infektuar. Pas këtij lajmi ekspertët e shëndetit kanë treguar se të paktën 20 persona, në gjashtë vende aziatike dhe europiane ishin të sëmurë nga konferenca.
Pas kësaj konference vetëm, 94 pjesëmarrës u larguan nga Singapori. Disa festuan edhe darkën e Vitit të Ri Lunear. Të tjerët shkuan me pushime, e ndërkohë ekspertët po paralajmëronin që të merreshin masa për koronavirusin. Në Francë u mbyllën shkolla, në SHBA u izoluan punëtorët e kujdesit shëndetësor që kishin rënë në kontakt me pacientët.
Ekspertët në Singapor janë shprehur se ndjekja e një numri relativisht të vogël të rasteve, siç janë ato të lidhura me konferencën, kërkon punë të detajuar detektive. Ata deklaruan se për të ndaluar përhapjen globale të infektimit, është e rëndësishme të identifikohen njerëzit që mund ta kenë kapur virusin fillimisht.
Në Singapor, ku autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 86 raste, ata vendosën dhjetëra gjurmues për analistët që kanë qenë në konferencë, pasi kështu do te merrnin çdo informacion prej tyre.
“Në thelb nuk ka boshllëqe në hartën e aktiviteteve,” thotë Pream Raj, një ndihmës drejtor në sektorin e sëmundjeve të transmetueshme të Ministrisë së Shëndetësisë në Singapor. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij po kërkojnë ndihmë nga policia, duke kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke punuar me kompanitë e udhëtimit për informacion për të detajuar për çdo udhëtar.
Një pjesë e madhe e enigmës ka qenë burimi i infeksionit. Dikush solli virusin në konferencë, por kush?
Kriza botërore e koronavirusit nga rikthen shpesh herë në dhjetor, kur autoritetet kineze zbuluan shpërthimin pasi dhjetëra njerëz u sëmurën nga pneumonia në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës. Autoritetet e identifikuan atë si një lloj i ri i koronavirusit. Ai u përhap në Kinë, ku numri i të sëmurëve arriti në 74.600.
Kur filloi konferenca më 19 janar, Singapori nuk kishte raste të konfirmuara. Gjatë konferencës së madhe, një trupë vallëzimi performoi shfaqje tradicionale për të argëtuar të ftuarit dhe atmosfera ishte festive. Raporti i parë i virusit erdhi nga Malajzia, 10 ditë pasi shumica e të pranishmëve u larguan nga Singapori. Një pjesëmarrës 41-vjeçar Malajzian kishte udhëtuar në qytetin e tij dhe pati kollë dhe ethe. Më 3 shkurt, mjekët konfirmuan se ai kishte koronavirus.
Autoritetet shëndetësore të Malajzisë njoftuan homologët e Singaporit, të cilët shumë shpejt nisën të identifikonin rastet e tjera me koronavirus. Së pari, ata morën listën e 109 pjesëmarrësve dhe mësuan se 94 nuk ishin nga Singapori. Më pas aktivizuan kanalet e komunikimit ndërkombëtar, për të njoftuar qeveritë e tjera që nga shtetasit të cilët në konferencë. Një zëdhënës i kompanisë që organizoi konferencën tregon se kompania, ka punuar me autoritetet e shëndetit publik dhe vendosi masa parandaluese pasi dolën informacione të reja në lidhje me infeksionet, të tilla si kufizimi i udhëtimit të punonjësve dhe izolimi i të pranishmeve që ishin në konferencë.
Pas konferencës, një ekspert nga Koreja e Jugut kishte fluturuar në aeroportin kryesor ndërkombëtar për në vendin e tij dhe pas disa ditësh qëndrimi edhe ai kishte kuptuar se ishte infektuar me koronavirus. Më pas ekspertët e shëndetit publik në Singapor, kontrolluan të gjithë pjesëmarrësit nëse ishin mbartës të virusit, ku edhe tre të tjerë me vendndodhje në Singapor rezultuan me koronavirus.
Singapori u kthye shumë shpejt në një vend burimi për koronavirusin. Ndërkohë, gjurmët e virusit kishin kaluar edhe në Perëndim. Një qytetar amerikan Steve Walsh, punonjës i kompanisë që kishte marrë pjesë në konferencë, ishte në Europë më 24 janar dhe së bashku me miqtë e tij ai shkoi për ski në fshatin francez, Les Contamines-Montjoie, ku ai u sëmur rëndë.
Më 7 shkurt, zyrtarët francezë të shëndetit deklaruan vendndodhjen e njerëzve me të cilët kishte qëndruar Z. Walsh dhe raportuan se kishin identifikuar 11 persona, përfshirë pronarin e shtëpisë dhe tre fëmijët e tij. Të gjithë ishin në rrezik të lartë të transmetimit dhe autoritetet shëndetësore i transportuan ato në automjete të specializuara në spitale. Ata rezultuan pozitive dhe ekspertët e shëndetit, përhapën lajmin se koronavirusi gjendej dhe në Francë.
Me pas ekspertët e shëndetit publik në Angli raportuan se dy punonjës të kujdesit shëndetësor në jug të Londrës kishin rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë, që Walsh ishte shëruar dhe autoritetet në Singapor raportuan se në mesin e personave që gjendeshin në konferencë, nuk kishte asnjë të vdekur. Por, përgjigja e pyetjes se “kush e solli virusin në konferencë”, ende nuk është gjetur. (The Wall Street Journal)