Koordinatorët e biznesit të Bashkëqeverisjes për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, (AKBN) zhvilluan sot në Tiranë, një tryezë diskutimi të thirrur nga ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduart Shalsi, rreth platformës së kësaj agjencie në implementimin e sistemit online. AKBN bëri të ditur se, në takimin me koordinatorët e biznesit të institucioneve të përzgjedhura, u diskutua rreth platformës së AKBN-së në implementimin e sistemit online të Bashkëqeverisjes, ndërveprimeve, për trajtimin e kërkesave, ankesave, nismave të biznesit minerar, hidroçentraleve, naftës, energjive të rinovueshme, që dërgohen në zyrën e protokollit të AKBN-së.
Në këtë takim të thirrur nga ministri i Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarjes Eduard Shalsi, me rrjetin e koordinatorëve të biznesit nga institucionet e përzgjedhura, përpos të tjerave u diskutua e u konsultua edhe përzgjedhja e metodologjive më efikase në shërbim cilësor përmes koordinatorëve dhe sistemit online, të trajtimit të çdo kërkese, ankese, nisme, ndërveprimeve në dobi të biznesit.
Sipas AKBN-së, të gjitha kërkesat, ankesat, nismat, propozimet, etj që dërgohen nga biznesi në zyrat e protokolleve të institucioneve, janë objekt ndjekje vijueshmërie koordinimi, ndërveprimi nga koordinatorët e biznesit nëpër institucione, në koordinim e mbikqyrje edhe të stafeve drejtuese të Platformës së Bashkëqeverisjes për biznesin në Kryeministri, për t’u dhënë përgjigje në kohë kërkesave, shqetësimeve të biznesit.
Gjithashtu në fokus të takimit ishte edhe azhornimi i mëtejshëm në rritje të cilësisë të sistemit online të Platformës së Bashkëqeverisjes- Ankesa Biznesi, për të përfshirë më tepër rubrika të nevojshme, në funksion të shërbim cilësor të sistemit të regjistrimit dhe ndërveprimeve institucionale, në shërbim cilësor ndaj biznesit.
Ndërkohë vijojnë takimet periodike të koordinatorëve të biznesit nëpër institucione, me drejtuesit e Bashkëqeverisjes dhe ministrin Shalsi.