ANI JAUPAJ. Dy vite më parë, kur Olta Daku më nisi dramën e Howard Barke, “Galaksia”, e pëlqeva aq menjëherë sa nuk munda ta lexoj, nuk shkova më shumë se 7-8 faqe.M’u duk se po të më pëlqente deri në fund, sa në fillim, shfaqja nuk do të vihej. Nuk e lexova as në verë kur Olta më tha se do të nisnin provat me regjisoren Rovena Lule, sapo të mbyllnin pushimet. Mirëpo, kur nisën lajmërimet për premierën e “Galaksia”-s në shkurt, nuk kishte më vend për mosb esime.
Tani, leximi ishte më i thjeshtë sepse nuk ngelej i hir të. Galaksia në letër dëgjohej me kumbimin e zërit, në qëndrimin e trupit, në dritën e syve, në flokë, e deri në heshtje, si Olta Daku. Regjisorja, që herën e parë, e kishte lexuar pjesën me Oltën në sy. Të gjitha gjendjet e çonin atje dhe nuk priti fare për t’ia thënë, sado që pesë vite më parë nuk kishte asgjë konkrete në tavolinë.Nga ajo kohë, “Galaksia” u bë hija e të gjitha daljeve të tyre. Ishte aty kur flisnin për punë, kur donin të qeshnin, kur udhëtonin… Piktorja veneciane e 1500-ës, u bë fati i tyre. “Nuk kishte asgjë për t’u menduar, Galaksia do të ishte Olta Daku, sado që isha ende larg konkretizimit të pjesës që rastësisht lexova. Që atëherë, të gjitha disku timet rreth shfaqjes, si mund të ishte, ku të ndryshonte, ku çalonte, si do të zhvillohej, i kemi bërë bashkë”, tregoi Lule pas premierës, me kënaqësinë e gjithë fjalëve të bukura që askush nuk ia kurseu.Mirëpo, e kuqja që shpiku Galaksia në pikturën e saj, “Beteja e Lepantos”, nuk do kundërmonte erë gj aku nëse edhe ngjyrat e tjera pranë saj nuk do ta ndihmonin për t’i dalluar vibrimin. “Kjo ishte etapa që kërkoi më tepër kohë. Përpara fazës së audicioneve kishim hamendjet tona, por pikëpyetjet binin, derisa koha solli Igli Zarkën”.
Carpeta, dash nori piktor i Galaksias, është po aq i rëndësishëm për të theksuar vërtetësinë dhe talentin e asaj që adh uronte. Në rolin e tij të dytë të rëndësishëm, pas bujës që bëri me zhveshjen tek “Equus” (është sërish kënaqshëm i zh veshur), kishte arritur të vishte pasiguritë e të patalentuarit përpara gjeniut, bindjen e meskintë përpara pushtetit, por edhe nevojën e dashnorit për gjithë shprehitë e shfr enuara që i dhuronte mishi i saj.