Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka prezantuar ditën e sotme sondazhin e realizuar nga “Ipsos” për pritshmëritë që kanë shqiptarët për BE. Referuar përgjigjeve të bëra, nuk ka ndryshuar mbështetja që shqiptarët i japin anëtarësimit në BE-së, më konkretisht si në 2019, ashtu sikurse edhe në 2019, 85% e tyre kanë votuar “pro”. Pyetjes se “a mendojnë shqiptarët që BE e trajton mirë Shqipërinë”, edhe këtu nuk ka pasur ndryshim me vitin e kaluar, 28% kanë qenë plotësisht dakord.