Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ka patur një takim ditën e sotme me kryetarin e SPAK Arben Kraja. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Soreca u shpreh se ka diskutuar me Krajën sfidat e SPAK si institucion të ri, si dhe rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale.
Luigi Soreca: ‘’Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.’’