Një stuhi rëre dhe erëra të forta ndikuan ndjeshëm në trafikun ajror dhe në festimet e karnavaleve në ishujt Kanarie. “Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mbyllën të gjitha aeroportet në ishujt turistik të Spanjës”, njoftoi autoriteti administrativ, Aena.

Në Gran Canaria, fluturimet nuk pritet të rinisin para orës 20:00. Autoritetet deklaruan se do të përpiqen të devijojnë fluturimet në aeroportet e tjera.