Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi thotë se tashmë qeveria mund të ndihet e sigurt për të përballuar rindërtimin pas shifrës 1.15 milion euro të dhëna në Konferencën e Donatorëve. Ai falenderon shtetet dhe institucionet ndërkombëtare që e mbështetën Shqipërinë dhe shprehet se tashmë një punë e madhe dhe e vështirë i pret, por ai është i bindur se do ia dalin.

STATUSI I MINISTRIT BLEDI ÇUÇI

1.15 miliardë euro për Shqipërinë ? Konferenca e Donatorëve në Bruksel i tejkaloi të gjitha pritshmëritë. Solidaritet dhe besim i madh nga miqtë e partnerët e Shqipërisë, sukses dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për punën e madhe që na pret. Tashmë jemi të sigurt për të përballuar programin e rindërtimit dhe për të adresuar të gjitha pasojat e tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit. Sot kanë arsye të jenë të qetë familjet e prekura nga tërmeti dhe të presin me durim ringritjen e shtëpive të tyre. Na pret një punë e madhe dhe e vështirë, por unë jam i bindur se do të ringrihemi dhe do të jemi më të fortë se më parë. Me të njëjtën kurajo dhe vendosmëri që përballuam situatën emergjente do t’ia dalim mbanë edhe me rindërtimin. Faleminderit me zemër çdo shteti dhe institucioni ndërkombëtar që mbështeti sot Shqipërinë. ??Mirënjohje për jetë e mot!