Prej datës 3 shkurt deri në 10 mars 2020, në çdo Drejtori Rajonale Tatimore do të zhvillohen trajnime në lidhje me Ligjin nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e monitorimit të qarkullimit”.Në këtë faze të parë të trajnimeve, dedikuar Procesit të Fiskalizimit, ftohen të marrin pjesë të gjithë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence si dhe personat e interesuar, të cilët janë të interesuar për këtë proces dhe zbatimin e tij.
Ne zbatim te Ligjit nr.87/2019, në varësi të llojit të të transaksionit, efektet e zbatimit të tij fillojnë:

  • më 1 shtator 2020, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë.
  • më 1 janar 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë,
  • më 1 janar 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë,
  • më 1 janar 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike,
  • më 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë

Ndërkohë që, nga data 1 prill 2020 deri në fillimin e efekteve, tatimpaguesit e rinj të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit apo në Administratën Tatimore, si edhe tatimpaguesit ekzistues, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.Përmes disa sesioneve trajnuese paraprake, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka trajnuar dhe angazhuar ekspertët e saj më të mirë në të gjithë vendin, me synim ofrimin e asistencës dhe informimin sa më të gjerë të të gjithë tatimpaguesve, për të proces shumë të rëndësishëm, si për Administratën Tatimore dhe gjithë tatimpaguesit
Çdo subjekt, i interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime, mund të kontaktojë Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar, për të siguruar pjesëmarrjen dhe për të marrë informacion paraprak.

https://www.tatime.gov.al/c/424/454/kalendari-i-trajnimeve?fbclid=IwAR0LKXS0YccJzVAqazuBez-uJYVGjzaO0fnU7E9dWVolt1P1dm7be3ZV7DY