Qeveria shqiptare do të publikojë ditën e nesërme shumën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Sipas “News24”, prezantimi i raportit do të bëhet nesër, në orën 09:30. Raporti i dëmeve të tërmetit do të paraqitet tek Europe House, ndërsa prezantimi do të bëhet nga ministri Blendi Çuçi.
Të pranishëm gjatë prezantimit do të jenë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, si dhe përfaqësues nga Banka Botërore. Fatura përfundimtare e dëmeve nuk bëhet ende e ditur, por më herët kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me ministrin italian, Di Maios, u shpreh se fatura shkon në 1 miliard euro. Tërmeti i 26 Nëntorit shkatërroi mijëra banesa dhe shkaktoi 51 vik tima.