Askush nuk është gjithmonë i lumtur apo e di se çfarë do të ndodhë me jetën e tij. Ne mund të humbim në momente të caktuara dhe kemi nevojë për tu kthyer sërish aty ku ishim. Ky test ju ndihmon që të ndihmoni veten për situatën aktuale, mjafton të zgjidhni një prej figurave.
Imazhi i parë – Dashuria (Gjithmonë fiton duke ofruar dashuri) Dashuria është një dhuratë që na kthehet gjithmonë, nuk ka rëndësi se kush e ofron. Edhe nëse personi tjetër nuk ia di vlerën manifestimeve tuaja për dashurinë dhe përfundon duke tradhtuar besimin tuaj dhe duke hequr dorë nga kjo ndjenjë e rëndësishme, ju nuk do e humbisni kurrë dashurinë. Dashuria na bën mirë, na transformon dhe na çon gjithmonë në rrugën e drejtë. Mos lejoni që dashuria në zemrën tuaj të ftohet sepse një person nuk ia di vlerën. Konsideroje si diçka të mirë dhe rrite sa më shumë duke e bërë të fuqishme. Dashuria është një prej forcave më të fuqishme në botë dhe do të shërbejë gjithmonë për rritjen dhe lumturinë tonë.
Imazhi i dytë – Paratë (Mos mendoni se paraja është gjithçka ose do të përfundoni duke bërë gjithçka për para) Ne të gjithë e dimë që paraja është e rëndësishme për pothuajse çdo gjë në jetë. Paraja hap shumë dyer, të lejon të plotësosh nevoja dhe e gjithë bota rrotullohet rreth saj. Ne duhet të kuptojmë që duhet të kemi para për të mbijetuar. Por nuk duhet ta lejojmë që të na kontrollojë sepse mund të ndryshojë rrugët duke na çuar në drejtime të gabuara. Paraja është e rëndësishme dhe e vlefshme, por nuk është gjithçka në jetë. Ne nuk mund të sakrifikojmë vlerat tona dhe ata që duam për para. Nuk ia vlen. Mendoni me kujdes për prioritetin që ka paraja në jetën tuaj dhe mos e lejoni që t’ju kontrollojë.
Imazhi 3 – Natyra shpirtërore (Feja beson në përvojën e dikujt tjetër. Shpirti është eksperienca e jetës tuaj) Natyra shpirtërore është një eksperiencë që të lejon të zbulosh vetveten dhe të analizosh anët e mira e të këqija, duke reflektuar në atë që ne jemi vërtetë dhe nëse jemi të lumtur me mënyrën tonë të jetesës. Nëpërmjet natyrës shpirtërore, mund të zbulojmë mistere për veten dhe mënyra më të mira për të jetuar. Duke patur eksperiencat tona, e gjejmë veten në botë duke mësuar në një aspekt tjetër. Kjo nuk e përjashton fenë, të dyja bashkë kombinohen më mirë. Fuqia juaj më e madhe është ana shpirtërore dhe në këtë mënyrë, do të gjeni metoda interesante që do ju sjellin të mira dhe zhvillim.