Mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të cilët kanë shfaqur shenja të koronavirusit, që kanë pasur histori udhëtimi me vendet e prekura. Ministria e Shëndetësisë njofton se ata kanë rezultuar nega tive dhe zyrtarisht nuk ka asnjë rast të prekur nga 26 të testuara deri më sot. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE. Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri. Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në mbledhjen e djeshme në mbledhjen e rradhës së Task- Forcës të thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kërkoi nga strukturat shëndetësore në territor rritjen e vigjilencës për të identifikuar në kohë rastet e mundshme dhe për të zbatuar konkretisht planin tashmë të hartuar të masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së COVID-19.