Rindërtimi, A nti-KÇK, integrimi europian dhe rajonal do të jenë çështjet kryesore të cilat do të diskutohen këtë të shtunë në ditën e dytë të Kongresit Zgjedhor treditor të PS. Punimet do të ndahen në tre seanca. Në orën 10:00 do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe më pas do të jenë ministrat që sipas sektorëve do të raportojnë për punën dhe sfidat e qeverisë. Kjo seancë publike do të mbyllet me fjalën e Kryeministri, njëkohësisht kryesocialistit Edi Rama. Për 3 orë me radhë socialistët do të përfshihen në një de bat mes tyre pa praninë e mediave, për gjendjen e strukturave të PS, ndryshimet në statut si dhe prezantimi i axhendës politike të PS deri në qershor të 2021, ku vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Më pas në orën 15:00 rreth 1500 delegatë do të zgjedhinn 134 emrat e rinj të Asamblesë.

Edhe pse në tre ditët e Kongresit do t’i jepet prioritet grave dhe të rinjtë, të “vjetrit” socialistë shprehen ende të pakënaqur. 8-ish zyrtarë të selisë rozë, disa prej tyre kundërshtarë të Edi Ramës, i kërkojnë zyrtarisht Kongresit që merret parasysh mocioni me 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste. Programi i Kongresit të PS për të shtunën 10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA
Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore Drejtësia dhe sundimi i ligjit Energjia dhe Infrastruktura Shqipëria që duam dhe turizmi E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve Integrimi Europian dhe Rajonal

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA 12.00 – Seanca e Dytë Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” , Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA DISKUTIME 15.00 – Seanca e Tretë Organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë