Problemet e brendshme të qyteteve kanë qenë pjesë e diskutimeve të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me kryebashkiakët dhe prefektët. Një nga problemet që është evidentuar Leshaj është mungesa e sinjalistikës rrugore, e aq më tepër mungesa e semaforëve në rrugë në të gjitha qytetet e tjera, me përjashtim Tiranën.
“Një çështje tjetër është siguria rrugore, e kemi shpallur 2020 si vitin e sigurisë rrugore. Kemi të dhëna të mjaftueshme për ta konsideruar prioritet, humbin jetën njerëz, plagosen qindra të tjerë, një faturë e jashtëzakonshme financiare. Aksidentet ndodhin kryesisht në rrugët brenda qytetit, apo në rrugët dytësore.
Është fakt që duhet të na bëjë të na vijë turp, përjashto Tiranën semafori është i panjohur në të gjitha bashkitë. Ka ardhur koha që bashkitë t’i japin një imazh të ri qyteteve”, tha Lleshaj.