Krizë e re familjare në kështjellën mbretërore Windsor, pas asaj të heqjes dorë nga detyrat mbretërore nga princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle. Peter Phillips, nipi më i madh i mbretëreshës Elizabeth II, ka njoftuar divorcin nga gruaja e tij, Autumn pas 12 vitesh martesë. Në një deklaratë e përbashkët të lëshuar sot nga çifti, thuhet se vendimi u mor në interesin më të mirë të dy fëmijëve, Savannah, 9 vjeç, dhe Isla, 7 vjeçe, qartësisht në një kontekst “miqësor”.

Ai saktëson se vendimi është dakordësuar me mbështetjen e plotë të dyve familjeve. Peter Phillips ka hequr dorë nga oferta e kohës së tij për titullin ”kont” për veten dhe për fëmijët e tij, por ai ende përfaqëson familjen mbretërore dhe ka marrëdhënie të afërta me gjyshen mbretëreshë.