Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar dhe lokalisht intensiv. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e vona të natës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend.
Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen me të paktën 3°C në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.
Rajoni dhe Europa:
Vijon ndikimi i presionit të ulët atmosferik në pjesën më të madhe të kontinetit duke diktuar vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Konkretisht në Europën Veriore, Qëndrore dhe Brigjet e Egjeut. Ndërsa mot i kthjellët mbizotëron në Rajonin e Mesdheut.