“Mos krijoni panik, Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus (COVID-2019)”, shprehet Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM).

Alarmi se Shqipëria mund të jetë prekur nga koronavirusi, ka krijuar panik te qytetarët gjë e cila ka rritur ndjeshëm numrin e thirrjeve në njësinë e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Vetëm në dy ditët e fundit, janë regjistruar rreth 100 thirrje që kërkojnë informacion rreth këtij virusi apo këshilla se si ta parandalojnë atë. Normalisht është e drejta e të gjithë qytetarëve të kërkojnë informacion dhe padiskutim i gjithë stafi mjekësor i QKUM është i gatshëm të informojë dhe këshillojë të gjithë qytetarët që kanë nevojë apo paqartësi. Por nuk ka vend për panik dhe as për dyndje në urgjencat e spitaleve, pasi jemi në sezon virozash gripale dhe mund të kemi të bëjmë me një grip të thjeshtë. Nuk ka arsye të shqetësohen qytetarët që nuk kanë lëvizur nga vendi, pasi nuk ka asnjë mundësi që të jenë të infektuar nga ky virus.

Ndërsa ata që kanë lëvizur në zona të prekura në vendet ku është shfaqur koronavirusi, si masë paraprake për parandalimin e infektimit të personave të tjerë, duhet të vetëizolohen. Këto dy ditë ka pasur rreth 35 të skeduar që kanë ardhur nga këto zonat e Italisë. Vijnë në një zonë ku ka pasur të prekur. Nëse kanë ardhur nga këto zona ku ka të prekur dhe nuk kanë shenja dhe simptoma, duhet të vetëizolohen, të rrinë në banesë të mos lëvizin, të ajrosin banesën, të hanë shëndetshëm dhe të dezinfektojnë ambientet ku rrinë dhe të presin 14-ditëshin. Në rast përkeqësimi duhet të telefonojnë në numrin 127.

Përcaktimi i rastit të dyshuar për (COVID-2019),
Temperaturë, Kollë dhe që ka kërkuar shtrim në spital. Një person me infeksion respirator akut të rëndë (SARI). a. Persona në udhëtim ose rezidentë në zonën e rrezikut të Kinës në 14 ditët e mëparshme dhe shfaqja e simptomave. b. Personel mjekësor që ka punuar në ambiente ku janë kuruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me eciologji të panjohur. Një person me patologji respiratore akute me të paktën një nga kushtet e mëposhtme: a. Kontakt të ngushtë me persona të mundshëm ose të konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 në 14 ditët e kaluara me shfaqjen e simptomalogjisë; b. Ka vizituar ose punuar në një merkato kafshësh të gjalla në provincën Wuhan; c. Ka punuar ose frekuentuar një strukturë shëndetësore në 14 ditët e kaluara nga shfaqja e simptomatologjisë ku ka kanë qenë të shtruar pacientë me infeksione COVID-2019; d. Itali e Veriut, Iran, Singapor, Koreja e Jugut.
PËRKUFIZIMI I NJË RASTI TË DYSHUAR PËR COVID-2019

1- Një person me infeksion respirator të rëndë akut (SARI) (temperaturë, kollë dhe ka kërkuar hospitalizim në spital) dhe nuk ka një prejardhje të njohur e cila mund të justifikojë komplet prezantimin klinik, (duhet të kemi kujdes me prezantimet atipike të pacientëve të imunokompromentuar dhe të moshuarve). • Dhe të paktën një nga kriteret e mëposhtme:
a- Histori udhëtimi ose qëndrimi në një nga zonat me rrezik të lartë të Kinës në 14 ditët përpara se t’i shfaqeshin simptomat, ose
b- personel mjekësor i cili ka punuar në ambientet ku kanë qenë dhe janë të shtruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me prejardhje të panjohur.

2- Një person me sëmundje respiratore akute dhe të paktën një nga këto kritere: a- Ndërveprim të ngushtë me një person me mundësi të lartë, ose i konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia; b- Ka vizituar ose ka punuar në një treg me kafshë të gjalla në Wuhan, Provincë e Hubei, Kinë 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia; c- Ka punuar ose ka frekuentuar një strukturë mjekësore, në të cilin kanë qenë të hospitalizuar pacientë me infeksione spitaliere nga COVID-2019 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia.

PËRKUFIZIMI I NJË RASTI TË KONFIRMUAR PËR COVID-2019

Një individ i konfirmuar nga ana laboratorike në laboratorin e referuar të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për infeksionin e COVID-2019, pavarësisht nga shenjat dhe simptomat klinike.

Mesazhi për qytetarët është i qartë, qytetarët që nuk kanë dalë jashtë vendit, kanë temperaturë, probleme në frymëmarrje, jemi thjeshtë me sezon gripi, mos u dyndni në urgjenca. Vetëm nëse simptomat përkeqësohen. Kush nuk ka dalë, nuk ka mundësi të jetë infektuar.