Po mbahet dita e dytë e Kongresit të Partisë Socialiste, ku po diskutohen pikat kryesore të planit afat-gjatë të PS. Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi në një prononcim për “News 24” deklaroi se në këtë kongres u fol shumë për përfaqësimin sa më të madh në numër të grave në institucionet e vendit. Hysi theksoi se gratë do kenë vend gjithmonë në PS. “Ka rreth 1 vit që në vendimet e Asamblesë Kombëtare është shtuar cështja për hapje të PS. Partia Socialiste po iu jep hov edhe grave, që ata të japin më shumë për vendin. Gratë do kenë vend gjithmonë në PS, që me profesionet e tyre ndihmojnë për një Shqipëri më të mirë. Numri i grave është rritur në Partinë Socialiste. Së paku 30 përqind e përfaqësimit duhet të jenë gra dhe ky është një detyrim ligjor, por edhe misionar mbi të gjitha”, tha Hysi,
Duke folur për amnistinë fiskale, Hysi tha se ky hap do të ndikojë pozitivisht në ekonomi, duke shtuar se nuk amnistohen asesi pasuritë kriminale. “Këtu nuk përfshihen paratë dhe pasuritë kr imin ale që burojnë nga aktivitete të pal igjshme. Nuk ka amnisti për paratë e pis ta, nuk ka amnisti për paratë që vënë funksionarët. Nuk ka amnisti për para kr imi pra. Fjala është për amnisti, për ata para që emigrantët sjellin në Shqipëri. Jam e bindur se PS nuk do gabojë as në këtë rast, pasi ne po flasim fort për sek uestrim të parave të p ista”, theksoi Hysi.