Lajmi më i mirë për studentët/et, pedagogët/et dhe stafin e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, është se këto dy fakultete do të transferohen në një godinë të re që do të ndërtohet në kampusin e ri universitar. Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto të projektit të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, kampusi i ri do të jetë një hapësirë ultramoderne, duke pasur edhe një mensë dhe bibliotekë.

“Themi atë që bëjmë, bëjmë atë që themi”,- shkruan Veliaj. Të njëjtin fat pritet që të ketë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, në të cilin gjithashtu do të ndërtohet një kampus i ri.