Në Kongresin e PS është shfaqur një video domethënëse që tregon torturat e pafundme të shqiptarëve në rradhët e stërmundimshme të pritjeve. Qytetarët me të drejtë bllokonin dyert e administratës në pritje për të marrë një certifikatë ndërsa mijëra emigrantë dyndeshin çdo verë e dimër për të aplikuar për një pasaportë. Në video madje është shfaqur një moment pikant teksa kryeministri Edi Rama i nervozuar nga gjurulldia, në formë demostrative gris dokumentat dhe thotë:
“Nuk ka më nevojë për këtë” pasi tashmë me “një klik gjen një mik”, referuar kështu e-albania, krijesës së AKSHI-t, agjencisë që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj. “Ky është fillimi i një revolucioni viti kundër rradhëve, kundër zvarritjeve, rrushfetit”, ka premtuar Rama që në krye të vitit. Ndiqni videon!