Goli i 100 për klubet angleze i Sadio Mane, i ka mjaftuar Liverpulit për të marrë tri pikët në një transfertë që rezultoi shumë më e vështirë se sa mendonte ndaj Noruiçit të vendit të fundit e për të arritur shifrën e pabesueshme të 76 pikëve që pas javës së 26.Skuadre Jurgen Klop vazhdon të ecë me ritme si askush më parë dhe sot regjistroi fitoren e 25-të në 26 sfida të luajtura, me tjetrën që ka përfunduar në barazim.Dukej se edhe kjo transfertë ndaj Noruiç mund të përfundonte barazim, pasi “të kuqtë” shpërdoruan raste dhe rrezikuan edhe të pësonin.Aktivizimi i Mane ndryshoi gjithçka dhe sulmuesi tregoi vlerat e tij duke shënuar në minutën e 76 atë gol që do të rezultonte vendimtar për ekipin e Klop pasi ishte i vetmi i ndeshjes.

Matematika tashmë thotë se Liverpulit i duhen edhe 5 fitore për të bërë të vetin trofeun, në një sezon ku po thyen të gjitha rekordet e mundshme të kampionatit anglez.