Ditën e djeshme, prof. dr. Arben Beqiri, ish-ministër teknik i Lulzim Bashës ka folur në konferencën “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” në të cilën ishin të pranishëm edhe eksponentë të Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij prof. Beqiri ka thënë ndër të tjera se:Të blesh pajisje 20 vjet të vjetra. Të një teknologjie që kur është prezantuar është prezantuar si e vitit 2020. Teknologji që qytetarët pretendojnë ta kenë shumë herë më të mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është e vërteta. Ky është problem

Mirëpo deklaratat e ish-ministrit teknik të Bashës kanë qenë politike pasi para katër vitesh dr. Beqiri shprehej krejt ndryshe dhe promovonte instrumentat e rinj kirurgjikalë të sterilizuar në QSUT.
Për më shumë shihni dy videot e mëposhtëme.


Nga materialet e mësipërme duket qartë se Beqiri po bën më shumë një lojë politike se sa dhënien e një mendimi të bazuar në fakte. (Lexo.al)