Mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave deri në mesditë në të gjithë territorin, më të dukshme paraqiten në Veri-Qendër të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell shpeshtim të vranësirave në gjithë zonën perëndimore por pa reshje.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por mbeten konstante në ato maksimale duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 17 °C mesdita në zonat e ulëta dhe bregdet.Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.