Mot i vranët do të mbizotërojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje fillimisht në Veri të vendit dhe gradualisht gjatë pasdites përfshijnë të gjithë vendin duke sjellë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në orët e natës. Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 17°C bregdeti.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa- Rajoni i Mesdheut dhe Ishujt Britanikë paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian VIJON me reshje të dendura shiu e dëbore, po ashtu problematike mbeten dhe temperaturat e ulëta si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare.