Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Por mesdita dhe deri në mbrëmje kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Nata ri-kthen sërisht vranësirat e dendura. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten thujse kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 16-17°C. Sipas MeteoAlb: Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa- Ishujt Britanikë dhe Qëndra e Kontinentit do të paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, po ashtu pjesërisht jugu i Europës do ketë reshje shiu dhe erë të fortë. Por kthjellimet do mbizotërojnë në dy ekstremet Lindje dhe Jugperëndim i Kontinentit.