Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka çelur llogari në Instagram. Postimi i parë i ambasadores amerikane i kushtohet pikërisht 100-vjetorit të Tiranës.
Kim pozon me një grup valltarësh të rinj të veshur me kostume tradicionale. Ajo që vihet re është se Follow i kanë bërë nw krye të herës ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe nga “hulumtimet” që bëmë në rrjetet sociale edhe dy gazetarë të ‘News 24’.
Ambasadorja Yuri Kim ka ftuar edhe më parë qytetarët t’i shkruajnë në rrjetet sociale dhe të ndajnë me të opinionet e tyre.