Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, foli para ndeshjes kundër Milanit në mikrofonët e Rai Sport. Ai ka dhënë disa deklarata të forta. “Jemi në atë pikë të sezonit që ne kemi punuar për të luajtur ndeshje të tilla, në dy kupa dhe në kampionat. Dyert janë të hapura, shpresojmë të shkojmë deri në fund.

“Sarri? Kemi ide të qarta, rruga do të vazhdojë pavarësisht se ne një ndeshje është bërë mirë apo keq. Ronaldo? Nuk ka dyshime se do të qëndrojë. Dybala? Jemi të kënaqur me të, është 10 ynë dhe kemi investuar shumë. Shpresojmë të jetë Messi ynë”, – tha zyrtari i klubit.