Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i ftuar në hapsirën e intervistës në “Ora Neës” foli për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në biznes duke thënë se institucioni që ai drejton është në komunikim të vazhdueshëm me të dhe se janë marrë masat e nevojshme dhe të menjëhershme për të mbrojtur biznesin dhe për t’i dhënë oksigjen sipërmarrjes.

Në fjalën e tij, ministri Shalsi nuk la pa përmendur as faktin që ka qenë e detyrueshme ndërhyrja ligjore, për t’iu gjendur biznesit pranë duke mos lejuar që të bëhen kontrolle tatimore.

“Që në krye të herës kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me biznesin si dhe sidomos në zonat e prekura më rëndë. Ku Durrësi ka qenë me problematiku, por jo vetëm. Ajo që mund te themi është që fillimisht kemi synuar që së bashku me sipërmarrjen të bëjmë një vlerësim të dëmeve. Ka kompani që kanë qenë të siguruara dhe për efekt të sigurimit i duhet t’i nënshtrohen një procesi verifikimi shumë të detajuar nga ana tjetër me shumë kujdes dhe shumë vëmendje i kushtuam edhe kërkesave që vinin nga biznesi dhe vetëm disa javë më parë në kemi miratuar një sërë masash, do të thoja lehtësuese për këtë fazë për biznesin. Ka qenë e detyrueshme ndërhyrja ligjore për t’iu gjendur biznesit që mund t’u jap një numër masash të marra, por në këtë periudhë ne nuk kemi lejuar që të bëhen kontrolle tatimore. Ka qenë një tjetër kërkesë e biznesit e kemi marrë në konsideratë për t’iu njohur të gjitha dëmet në bilancet e tyre. Pra kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm me biznesin kemi marrë një sërë masash. Ka disa kërkesa të tjera, por që e bëjnë jetën e biznesit më të lehtë. Synimi është që krahas një verifikimi të saktë të dëmeve të krijojmë të gjitha mundësitë për bizneset që të vijojnë aktivitetin e tyre. Edhe duke lejuar shtyrjën e detyrimeve edhe duke mos aplikuar gjoba. Duke i dhënë frymëmarrje të tillë biznesit që të ketë mundësi të vijojë me akivitetin ndonëse në kushte shumë më të vështira. Ka pasur biznese të dëmtuara shumë rëndë, ka pasur më pak të dëmtuara, por kemi nisur këto masa pikërisht për t’i dhënë më shumë oksigjen sipërmarrjes në këto zona”, u shpreh ministri Shalsi.

Teksa u pyet nëse pati persona të cilët mbetën pa punë, ministri sqaroi se sigurisht që pati edhe ndërprerje të proceseve të punës, por situata po i rikthehet normalitetit edhe pse qe një goditje e rëndë.

“Me saktësi me shifra, numër punonjësish nuk mund të flasim, por sigurisht pati ngecje, pati bllokime, pati ndërprerje të proceseve të punës, por mësojmë që dita ditës i janë kthyer normalitetit një sërë ndërmarrjesh sidomos ato më të mëdha. Ka pasur punonjës skeptik për t’u kthyer në vendet e punës, për shkak edhe të sigurisë, ndërkohë që kemi vizituar edhe biznese dhe shohim që po rikthehet normaliteti pas asaj që mund të thuhet është një traumë e madhe, një goditje e rëndë që meriton të menaxhohet me shume kujdes”, vijoi Shalsi më tej.

Ndërsa për fillimin e sezonit turistik veror, Shalsi u shpreh se janë konsultuar edhe me miqtë homologë nga Greqia dhe Itali dhe sigurisht që ka një tronditje fillestare, por situata vjen gradualisht duke iu rikthyer normalitetit.

“Herët për ta thënë, por nga sa jemi konsultuar nga miqtë tanë homologë tanë në vende të tjera në Itali dhe në Greqi ka një tronditje fillestare pastaj gradualisht me fillimin e normalitetit kthehet edhe aktiviteti duam të shprësojmë që turizmi që është një sektor shumë i rendësishëm për ekoniminë e vendit të mos cënohet. Nuk mund të parashikojmë deri në ç’gradë mund të afektojë shoqëritë e huaja, por di që një pjesë të shoqërive turistike të huaja kanë kërkuar informacion nga hotelet, kanë kërkuar çertifikime të godinave, kanë kërkuar që të garantojnë turistët e tyre që akomodimi të jetë i sigurt”, tha ai. /UrbanNews.al