I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ka qenë aktori i mirënjohur i humorit Zef Deda, në një rrëfim të sinqertë për jetën dhe karrierën e tij. Ashtu sic jemi mësuar ta shohim në gjithçka që rrëfen, plot batuta e humor Zef Deda ka rrëfyer edhe njohjen me bashkëshorten e tij, Rozën, e cila siç thotë aktori është mbështetja e tij më e madhe.
Po ashtu ai ka rrëfyer edhe detaje rreth martesës së tij plot humor dhe të qeshura. “Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bëllëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, tregon Zef Deda në “Rreze Dielli”.