Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News 24 është shprehur se opozita e ka lënë ëndrrën për zgjedhje të parakohshme.Prej kohësh opozita ka si kusht dhe kërkesë qeverinë tranzitore pa Ramën kryeministër si dhe zgjedhjet e parakohshme por Bushati shprehet i bindur se nuk ka për të pasur një të tillë.
”Është shumë konstruktive që s’ka më zgjedhje të parakohshme. Opozita e ka lënë ëndrrën e zgjedhjeve të parakohshme. Ne nuk e kemi as në Kushtetutë as në ligj. Qeveritë bien vetëm në parlament. Në një rast të paprecedentë në 2017 ne e bëmë një gjë të tillë dhe dolën edhe më keq. Ne s’mund t’i futemi një gjëje të tillë që s’ka pasur as në botë as në Shqipëri një vlerë të tillë.Duke shkuar më pas edhe tek djegia e mandateve, ne s’mund t’ia falim këtë gjë pasi ne s’jemi babai i tyre ne jemi rivali i tyre.E kuptoj hallin e zotit Basha që do të emocionojë demokratët e tij. I dua demokratët, i kemi miq apo krushqinj. Opozita ka gjithë kohën të përgatitet për zgjedhje dhe kur vjen ndeshja nuk mund të thotë se po çaj topin dhe s’futem në lojë. Nëse janë gati le të futen në lojë dhe të fitojnë me një mënyrë që e mbështesin partnerët dhe SHBA.”- thotë deputeti i PS, Bushati .