“Në Kongresin e PS-së, këtë vit do të ketë një lloj ndryshimi sepse axhenda politike nuk mbyllet me 31. 12.2020, por përmbyllet në 30 qershor të viti 2021 afat brenda të cilit ne planifikojmë që të zhvillohen dhe zgjedhjen e përgjithshme parlamentare të vitit 2021”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla në një prononcim për mediet pas mbledhjes së kryesisë së PS-së. Balla sqaroi në lidhje me presionin pozitiv të PS-së ndaj presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në ato bashki që nuk ka kryetar, se “Presidenti i Republikës ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ai ka. Zoti president është vënë në dijeni nga institucione përkatëse siç është Prefekti i qarku në qarqet përkatëse në lidhje me vakancën e krijuar. Është Presidenti i Republikës që duhet të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën”

Përsa ai përket Shkodrës dhe organizimit të PS-së, Balla tha se “Nga struktura e partisë kemi marrë një sërë kandidaturash shumë reputative dhe shumë intelektuale që të përfaqësojnë denjësisht popullin e nderuar të Shkodrës dhe strukturën tonë të partisë. Jemi duke diskutuar. Unë kamë bërë një raportim në Kryesin e PS-së në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm edhe për gjendjen e partisë në Shkodër dhe shumë shpejt do të kemi një drejtues të PS që të përmbushi pritshmërinë e strukturës së PS”. “Pas datës 29 ne do të kemi Asamblenë Kombëtare dhe Kryesinë e re të PS-së dhe në këtë kontekst me ndryshimet dhe me fillimin e një mandati të ri të kryesisë do të jetë momenti që dhe në Shkodër do të kemi një drejtues të ri politik”, tha ai.

Balla tha se Kryesia e PS-së është njohur me ecurinë e deritanishëm të procesit të ristrukturimit total të partisë pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të ri në qelizat bazë të organizimit të partisë në çdo komunitet në çdo fshat apo në çdo lagje të qyteteve për të ardhur me zgjedhjen e delegatëve të kongresit. “Ne jemi partia e parë në vend, por edhe në pjesë e më të madhe krahasuar edhe me parti në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes grave dhe burrave, vajzave dhe djemve bashkë drejtimin e organizatave socialiste në të gjithë territorin për të garantuar një përfaqësim të barabartë mes dy gjinive në strukturat e partisë. Jemi në fazën që paraprinë kongresin. Po zhvillojmë një proces teje transparent dhe tejet demokratik në përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë e re Kombëtare të partisë e cila do të zgjidhet nga Kongresi, ku dhe këtu garantohet tërësisht ekuilibrat dhe barazia gjinore dhe më pas nga Asambleja Kombëtare do të zgjidhet dhe struktura e re drejtuese e partisë, Kryesia dhe Sekretariati”,- tha ai.

Në lidhje me statutin, Balla tha se “PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër të rëndësishëm rregullash që garanton funksionaliteti por që garanton edhe një organizim të cilën e ka bërë këtë parti që të jetë një parti fituese në shumë procese zgjedhore të zhvilluar në vend, por kemi synuar të bëjmë disa rregullime për të lënë që një pjesë e rregullave të pastrisë të jenë të reflektuar në librin e rregullave por edhe në Kodin Zgjedhor të partisë i cili merr një pjesë të caktuar të statuti dhe i sanksionon ato në Kodin Zgjedhor, modele këto që i kemi konsultuar në shumë parti fituese edhe në Europë”. Në lidhje me pyetjen nëse ka zbehje të rolit të Kongresit, Balla shprehet se “Kongresi është institucioni më i lartë i partisë. Kongresi përcakton të gjithë rregullat, funksionalitetet dhe detyrat e çdo institucioni por asnjë institucion të partisë nuk ndryshon kompetenca, nuk ndryshon mënyra e zgjedhjes por duke parë dhe vlerësuar se statuti i partisë është si kushtetuta për një vend, në këtë frymë kemi përshtatur dhe këto ndryshime të reja të cilat do ti paraqiten përfaqësisë së kongresit i cili është institucioni i cili ka të drejtë formale dhe institucionale për t’ia kaluar ato kongresit”.

Përsa i përket ndryshimeve në politikën e brendshme në kongres për zgjedhje të parakohshme apo reformë territoriale, Balla tha se “Në kongresin e partisë ne do të miratojmë një axhendë të veprimtarisë të aktivitetit politik të Partisë Socialiste. Biem të gjithë dakord se gjithmonë në këto 29 vite Kongreset e PS-së kanë qenë vite të rëndësishme të vendit dhe në axhendën politike që do të miratojmë”.