Tirana luan ndeshjen e radhës në kampionat teksa ditën e shtunë në orën 17:00, pret në kryeqytet Skënderbeun.Bardheblutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme edhe stadiumin ku do zhvillohet sfida.
Dukej se këtë herë kryeqytetasit do riktheheshin në Selman Stermasi, për shkak se në impiantin e ri kombëtar Air Albania, ka pasur impenjime edhe Shqipëria U 16 e femrave. Megjithatë, Tirana pavarësisht ngarkesës së fushës prej numrit të ndeshjeve (edhe sot luan Shqipëria U 16), ka vendosur sërish të luajë në Air Albania. Një stadium i cili iu ka sjellë fat 24-herë kampionëve të Shqipërisë pasi në këtë impiant ia kanë dalë të fitojnë tre ndeshjet e luajtura, e fundit ishte ajo me Teutën. Këtë herë do provojnë të mposhtin edhe Skënderbeun për të marrë fitoren e dhjetë radhazi nën drejtimin e Egbo mes kampionatit dhe Kupës, ndërsa kërkojnë t’i ushtrojnë presion edhe Kukësit në krye të klasifikimit.