Fatmirësisht Shqipëria nuk prekur nga coronavirusi. Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht. Në 24 orët e fundit janë verifikuar 4800 udhëtarë që vinin nga vendet që janë prekur nga virusi dhe asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga coronavirusi dhe shfaqin, si temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, të kontaktojnë me autoritet përkatëse përmes numrit 127. Ndërkohë është vendosur fondi 1 milionë dollarë për vetëm shtimin e stokut të mjeteve spitalore për mbrojtje personale.
Ministria e Shëndetësi ka sqaruar se personi që humbi jetën mbrëmë nga Berati ishte i prekur nga gripi stinor dhe vuante më parë nga plomonia dhe se nuk ka asnjë lidhje me coronavisurin Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në mbledhjen e djeshme të Task Frocës, Ministria e Shëndetësisë alokoi edhe 1 milion dollarë për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale.
“Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Gjatë mbrëmjes së kaluar u testuan 13 raste të dyshuar, por rezultuan negativë. MSH, pas mbledhjes së djeshme, ka vendosur alokimin e 1 milion dollarëve për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale. MSH siguron se janë mjetet e nevojshme në të gjitha pikat spitalore. Qytetarët që kanë temperaturë, ethe, kollë, të telefonojnë menjëherë në numrin 127”, tha Racakolli.