Lidhja demokratike e Gruas në Shqipëri ka dhuruar ditën e sotme, për rastin e festës së gruas 10 mijë lule nga Veriu në Jug. Një simbolikë kjo e përdorur si një shpresë, optimizëm dhe besim për një ditë më të mirë.
“Sot ishim me mijëra gra dhe vajza në të gjithë Shqipërinë. Dhuruam mbi 10 mijë lule nga Veriu në Jug, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, Fier, Vlorë, Lezhë, Berat, Dibër, duke shpërndarë më shumë shpresë, optimizëm dhe besim se ditëmëtëmira do të vijnë! Ndryshimi nis me gratë! Gezuar 8 Marsin”, shkruan Lidhja Demokratike e gruas së Shqipërisë.