Barcelona fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Real Sociedadit. Ishte Messi që dërgoi në rrjetë një penallti të fituar pas presionit të Gerard Piques drejt mbrojtësit kundërshtar.Ishte një penallti me dyshime, pasi lojtari kundërshtar nuk e pa topin në momentin që i preku dorën. Mbrojtësi ka folur për diçka të tillë pas ndeshjes.
“Penalltia? Topi preku dorën e kundërshtarit. E njëjta gjë ndodhi dhe në ndeshjen ndërmjet Atleitcos kundër Sevillas dhe raste të tilla jepen gjithmonë penallti. E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi vinim pas humbjes me Real Madridin në Santiago Bernabeu”.