Në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta pak ditë më parë, paparazzi ynë fotografoi dy liderët e partive opozitare, PD dhe LSI, përkatësisht Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Zoti Basha kishte preferuar pantallonat xhinse dhe xhiboks të zi. Ndërkohë që shum ish-deputetë të partisë së tij kishin ardhur me kostum dhe kollare, Basha kishte preferuar të vishej sport.

Po në këtë stil e kishte menduar veshjen e saj edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me pantallona lëkure dhe një triko të lehtë, zonja Kryemadhi binte në sy për stilin e goditur dhe mjaft sportiv.Që të dy vendosën të jenë thjesht pjesëmarrës, duke mos u bërë pjesë e fjalimeve në podium.