Tre pjesëtarë të lartë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite, përfshirë edhe vëllain e mbretit, janë arr estuar për arsye të pashpjeguara. Dy prej tyre janë mes figurave më me ndikim në mbretëri.Arr estimet vijnë ndërsa princi i kurorës Mohammed Bin Salman, po forcon pushtetin e tij. Në 2017, dhjetëra figura mbretërore saudite, ministra dhe biznesmenë u mbyllën në hotelin e riadit, Ritz Carlton, pasi princi i kurorës urdhëroi arr estimin e tyre.Mohammed bin Salman, një figurë e shumëdiskutuar, konsiderohet sundimtari de fakto i mbretërisë pasi ai u emërua princi i kurorës nga i ati, në 2016.

Arr estimet e fundit, janë publikuar së pari nga Wall Street Journal, që tha se ato ishin ek zekutuar të premten në mëngjes. Tre të arr estuarit janë vëllai i vogël i mbretit, princi Ahmed bin Abdulaziz, ish princi i kurorës Mohamed bin Nayef dhe një kushëri mbretëror, princi Nawaf bin Nayef.Mohamad bin Nayef, ka qenë ministër i brendshëm deri sa u shkarkua dhe u vendos në arr est shtëpie në 2017. Në rolin e tij të mëhershëm, ai konsiderohej një partner i ngushtë dhe i besueshëm nga zyrtarët amerikanë të inteligjencës.