Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19
Tiranë, 28 Mars – 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën pasditen e sotme drejt Italisë për të dhënë kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.
Ekipi mjekësor shqiptar do të vendoset në një spital në veri të Italisë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj i siguroi mjekët e rinj se do të kishte kujdesje për familjet e tyre gjatë kohës që do të mungonin.
“Janë mjek e infermierë të rinj, janë specializantë të rinj duan të jenë modeli që kërkohet nga mjekët, janë modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria. Do të doja askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë që ju nuk do jeni këtu kujdsesemi ne për familjet tuaja”- tha Manastirliu gjatë përcjelljes së mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë.
Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.
Ekipi i personeli mjekësor shqiptar u përcoll pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja Ogerta Manastirliu, Ministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.