Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke ironizuar propozimet e PD-së për qeverinë lidhur me planin ekonomik për të ndihmuar qytetarët, por edhe biznesin për të përballuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi. Teksa e cilëson si maskaradë, Rama thotë se me këtë plan i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit duke hedhur poshtë propozimet.
“Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!” shkruan Rama.