Aktorja Rudina Dembacaj gjithmonë ka qënë aktive në rrjetin social Instagram por në kushtet e vetizolimit ajo i ka kushtuar pak me tëper kohë ndjekësve të saj.
Ajo ju ka kthyer përgjigje shumë prej pyetjeve duke treguar dhe më shumë përsa i përket jetë së saj private.Një pjesë e mirë e pyetjeve vërtiten rreth partnerit të saj, ishdeputetit Mark Frroku, lidhja me të cilin është komentua shumë.
Së fundmi një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse Marku xhelozon pasi Rudina ende mban kontakt me ish bashkëshortin, Aleksin.
Dyshja vazhdojnë të flasin pasi i lidh vogëlushja Viktoria.
“A bëhet xheloz Marku për Aleksin, kur ju duhet të keni kontakt për vajzën?”, shkruan ndjekësi.
Nuk ka munguar një përgjigje nga ana e aktores e cila ka replikuar;
“Pse kalama të duket?”, duke treguar se ish deputeti e kupton situatën dhe nuk ka vend për xhelozira.