Të gjithë kanë lexuar gjatë këtyre dy muajve se koronavirusi mund të zhduket me rritjen e temperaturave por sa e vërtetë është kjo?! Askush nuk garanton. Mjeku infeksionist Arjan Harxhi shpjegoi në “Real Story” në News24 se merret si shembull virusi i gripit sezonal por të gjitha janë hamendësime të duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët.

“Paralelja bëhet me virusin e gripit që është sezonal, dimë dhe modelin e SARS COV 1. Edhe pse ai mbeti një shpërthim epidemik i kufizuar, mbetet pikëpyetje se ku u zhduk. Ne i bëjmë këto lloj paralelesh por të gjitha janë hamendësime. Duhet të përgatitemi për të gjitha llojet e skenarëve. Problemi është të mos kapitullojë sistemi, qoftë shëndetësor qoftë ai në përgjithësi. këtu do hyjnë në lojë pastaj ekspertë të tjerë”, tha Harxhi.

 

 

 

Ndërkohë një qytetar dërgoi një mesazh me anë të të cilit pyeste se përse personat e prekur nuk shtroheshin të gjithë në spital por vetëm nëse kishin simptoma të rënda.

 

“Thuhet që 80% e të prekurve nuk kanë shenja klinike. Nuk mendoj që ai që nuk ka shenja të shkojë në spital dhe të zërë një krevat. Nëse shtrohen të gjithë sistemi kalon në kolaps”, tha mjeku Andi Koraqi.

 

 

Po kështu dhe Harxhi deklaroi se rastet më të buta të pneumonive mund të kalojnë në shtëpi.

 

 

“Në spital shtrohen ata që kanë nevojë. Ai 20% i pacientëve që kanë pneumoni dhe që kanë nevojë për mjekim suportiv që është oksigjeno terapia. Rastet e tjera mund ta kalojnë në shtëpi. Rastet e lehta, të buta, mund të kalohen në shtëpi. Nuk kanë nevojë për terapi në spital”, tha Harxhi.

 

Mesazhit të një nëne për djalin e saj që thoshte se ishte me temperaturë dhe kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin por kishin kaluar dy javë, mjeku Harxhi iu përgjigj se “pas dyjavësh e ka kaluar periudhën e rrezikshme që mund të bëjë pneumoni të rënda”.

 

 

 

Një tjetër dilemë që u diskutua në emision ishte dhe ajo për Hong Kongun, një vend që u tha se e fitoi shumë shpejt luftën me Covid-19. Eduart Zaloshnja tha se rikthimi i koronavirusit në këtë vend mund të ketë ndodhur nga importimi.
“Që po rikthehet COVID pasi mendohej që Hong Kongu ishte histori e suksesshme për heqjen e këtij virusi nga vendi i vet, filloi të importohej nga vende të tjera”, u shpreh ai.

 

 

Ndërsa mjeku Koraqi deklaroi se në disa raste viruset mund të rikthehen pasi maskohen.
“20% të rasteve edhe e risëmurin kooronaviruset. Pasi maskohen dhe sistemi imunitar nuk i njeh. Në14-20% të rasteve mund të riinfektohen”, deklaroi ai.