Lideri opozitar Lulzim Basha është aktiv ditët e fundit. Disa sugjerime të tij janë të drejta dhe duhen marrë parasysh nga kryeministri Rama. Dhe janë marrë, por jo të gjitha.
Nëse vonoi disi në mbylljen e tragetëve dhe linjave ajrore me Veriun e Italisë, kryeministri nxitoi duke e kuptuar gabimin dhe futi në veprim metodat represive, të cilat duken se po rezultojnë efikase. Ndryshe mund të kishim skenarin italian të Bergamos, ku nuk kishte vend për të varrosur të vdekurit!

Kryeministri Rama pavarësisht se ka qejf daljen shpesh në TV dhe e ka si ves të vjetër, por duhet pranuar se autoriteti i tij, edhe pak arrogant (dikush shton edhe diktatorial) vendosi rregulla të prera dhe të nevojshme. Asnjë nuk guxon të dalë nga shpia në oraret e vendosura. Edhe ndonjë “tradhtar” që guxon të dalë, merr ndëshkim shembullor, çka bën që të tjerët të mbyllen në shpi duke ruajtur veten, familjen e tyre, por edhe krejt shoqërinë.

Në fakt një si Rama mund të ndërmerrte masa të tilla ushtarake. Por që mjekët thonë se janë shumë të domosdoshme.
Ndaj duhet lavdëruar në këtë gjë, kryeministri. Për gjërat e tjera kemi kohë ta “masakrojmë” pas koronavirusit.
Sonte doli prapë lideri opozitar Basha duke kërkuar masa që një pjesë duhen, por kur flet se duhen mbyllur gjithçka në Shqipëri, e ka gabim. Bizneset apo veprimtaritë e tjera prodhuese të cilat respektojnë orarin, kushtet e punës sipas ministrisë së shendetsisë, distancat, kushtet higjenike, dezinfektimet,etj nuk kanë pse mbyllen.
Njërëzit duan punë. Kushtet ua plotëson pronari apo drejtuesit e biznesit ku kryhet aktiviteti dhe nëse nuk janë në rregull jo gjoba të majme, por edhe arrestime.
Por kurrsesi mbyllje të gjithëçkaje zoti Basha!

Protoganizmi politik nuk ka sens këto kohë zoti lider i opozitës.

Nëse duhet pse nuk shkon në takim me kryeministrin Rama? Nuk është ulje hunde, por përkundrazi tregon vizion dhe atdhedashuri.
Ndaj jo gjithçka thotë opozita është gjëja më e mençur në këto kohë!
Spiten Prulli