Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ndërkohë që tani është në detyrë për administratën e situatës me koronavirusine ka quajtuar si më të vështirën në 30 vite demokraci.
Ai në një lidhje live në ‘’Neës24’’ i është përgjigjur opozitës se nuk mund të anulohen koncesionet pasi ofrojnë shërbime jetike për qytetarët që shërbejnë për frenimin e koronavirusit.
Ai thotë se tashmë Shqipëria po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike ndërkohë kjo e dytë nëse nuk ndalet e para mund ta groposë ekonominë e vendit.
”Të anulojëm dializën, ç’do të ndodhin me ata që i duhet. Po plehrat, po rrugët, po sterilizimi. Mos bini pre e kurthit të politikës së ulët të koncesionit me atë logjikën e politikës së ulët ku koncesionet janë para oligarkësh, janë shërbime qytetarësh. Po ai që operohet nuk është në luftë me jetën. Si ai që infektohet, si ai që
Po popull i Dibrës nuk është në luftë me të kaluarën që sot do urbanizim. Që do që e kaluara mos kthehet në të ardhme. Kryeministrit i takon të balancojë luftrat. Duhet shumë e kujdesshme dhe solidarizuese. Janë prekur koncesionet, laboratori gjysëm për gjysëm, Check- Up, dy rrugë që s’janë filluar që është Balldren- Milot dhe Orikum- Dukat. Janë prekur tre koncesionet e mbetjeve, ç’farë doni t’ju vijnë plehrat. Nga plehrat tek ambienti është një proces i ndyrë që infekton popullatën.
Janë prekur koncesionet. Koncesionet ofrojnë shërbime jetike dhe që frenojnë koronavirusin. Vorbula që kanë ngritur oligarkët oligarkët, paketa shkon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe biznesin e vogël.
Nuk do rri të boloriz qytetarët me ç’farë tha opozita.
Kur t’i afrohemi planit B, do flasim sërish edhe kryeministri siç ndjek paketën dhe e ka formatuar në detaje. Do zoti i madh nuk vijmë në planin B. Do zoti ja dalim me këto instrumenta. Në përgjegjshmëri dhe institucionale dhe të frenojmë koronavirusin dhe rënien ekonomike. Kur filloi diskutimi para disa javësh, dikush e mori me shaka, nuk është shaka. Është realisht esktrem. Prandaj ato masa drastike janë të domosdoshme që të frenojnë armikun e parë, që armiku i dytë mos të na groposi edhe me shpejtësi madje. Unë kam eksperiencën modeste, nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë ekonomike në 30 vite. Kam përjetuar ’97, ’92. Kam qenë asistent i ministrit të Financave. Dy armiq përballë janë gati të kolapsojne shtetin..”- tha Ahmetaj.